“Art Mbi Tank”, Peleshi: Simbol i përkushtimit të FA ndaj qytetarëve në Ditën e Verës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 14:53
Me rastin e Ditës së Verës, Forcat e Armatosura treguan përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve. Në sheshin “Skënderbej” u vendos një tank mbi të cilin qytetarët mund të krijonin artin e tyre me ngjyra të ndryshme.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau pamje nga kjo ditë, duke u shprehur se “Art Mbi Tank”, është simbol i përkushtimit të Forcave të Armatosura ndaj qytetarëve në Ditën e Verës.
“Një prezantim shpresëdhënës pro paqes e kundër luftës në këto ditë të vështira kur siguria globale është në sprovë”, theksoi Peleshi. Forcat e Armatosura janë gjithmonë pranë qytetarëve, edhe në ditët e festave, nënvizoi ministri.