GJKKO e pezulloi për abuzime me tenderat, lirohet nga detyra prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefekten e Qarkut  të Fierit, Rajmonda Balilaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra  për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, gjatë periudhës që ka qenë kryebashkiake e Patosit.

Vendim:

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA