ELBASANI HAP SOFRËN DHE ZEMRAT/ Kryeqyteti i Ditës së Verës, festës që nuk e ndaloi dot as Enveri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 12:11
Elbasani u kthye edhe një herë në kryeqytetin e Shqipërisë duke lajmëruar pranverën.
Fëmijët në paradën e tyre shfaqën talentin, shpërthimin e ngjyrave por sollën në vëmendje dhe simbolet kombëtare.
Sofra e Elbasanit u shtrua në të gjithë bulevardin.
Aktivitete argëtuese po ashtu u shijuan nga pjesëmarrës që zbritën nga e gjithë Shqipëria e më tej.
Urimet shkojnë për një jetë të gëzueshme për të gjithë.
Banorët e Elbasanit kujtojnë se tradita ka vijuar brez pas brezi.
Edhe regjimi komunist nuk arriti ta ndalojë.
14 marsi prej disa vitesh tashmë është miratuar festë kombëtare, ndërsa në qytete traditat thuajse janë identike.


