Psikologu Eduard Tafa: Të rinjtë, të pambrojtur nga rrjetet sociale, varësia po dëmton shëndetin mendor të tyre

Ndikimi i rrjeteve sociale në psikologjinë dhe formimin e adoleshentëve sa vjen dhe bëhet më i madh.

Në një analizë në studion e lajmeve në “Ora News” psikologu Eduard Tafa shprehu shqetësimin e tij lidhur me informacionin që qarkullon në këto rrjete sociale, të cilat ndiikojnë shumë tek këta të rinj.

“Shpeshherë ata janë përpara një bpomardimi me informacione dhe ata janë krejtësisht të pambrojtur nga këto lloj informacionesh.

Pasi është vetë media sociale që ka këtë lloj impakti tek adoleshentët, pasi me promovimin e fortë që ajo bën shoqërohet edhe me një prapavijë të ndikimit tek shëndeti mendor i të rinjve, të cilët për disa like më shumë ndërmarrin dhe akte që në përditshmërinë e tyre nuk do t’i bënin nëse nuk do ishin përballë këtyre impakteve dhe qasjeve që ata kanë nga këto media sociale.

Pasi ndryshon informacioni i përgjithshëm i internetit dhe informacioni që merret në rrjetet sociale. Dhe këta të rinj hyjnë e dalin në familjen e tyre dhe nuk kanë asnjë komunikim me familjarët e tyre, të cilët duhet të jenë vigjilentë me informacionet që marrin në rrjetet sociale fëmijët e tyre.

Një fëmijë që ka varësi nga këto media kuptohet lehtë, sepse orari i gjumit i ikën, mësimet e shkollës nuk realizohen si duhen, luhatjet e humorit janë të shpeshta gjatë ditës dhe të gjitha këto ndikojnë edhe në shëndetin mendor të këtyre të rinjve”, u shpreh ndër të tjera psikologu Eduard Tafa.

Psikologu Eduard Tafa: Të rinjtë, të pambrojtur nga rrjetet