11 mijë nxënës pjesëmarrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria “takohen” sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video sensibilizuese të nxënësve të shkollave 9-vjeçare mbi përdorimin e gjuhës standarde shqipe.

Faza e parë e konkursit Kombëtar të gjuhës shqipe për klasat e 9-ta zhvillohet ditën e sotme.

Viti 2024 është shpallur Viti i Gjuhës Shqipe.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me këtë rast, Kuvendi organizoi dje veprimtarinë “Gjuha shqipe dhe identiteti i saj”.

Në këtë aktivitet u theksua domosdoshmëria e përmirësimit të mësimdhënies së gjuhës në shkollë si dhe edukimi me përparësi i administratës publike, që gjuha e komunikimit zyrtar të njësohet me gjuhën letrare.