Demo: Muzeu Kombëtar u shkatërrua së brendshmi, nuk ka ndikim në jetën kulturore

E ftuar në “Ora e Betit”, gazetarja Elsa Demo u shpreh se Muzeu Kombëtar Historik është shkatërruar njëherë së brendshmi.

Demo: Muzeu është shkatërruar njëherë së brendshmi. Ministria e kulturës mbështet objektet për t’i restauruar pas tërmetit, ndërsa tani kërkojnë që të bëjnë ndërhyrje. Nuk di nëse ka një prioritet për këto fonde të BE-së për restaurim.

Ka një shkatërrim të brendshëm dhe ju e shihni sesi është vazhduar politika e këtyre viteve. Edhe drejtori i muzeut është zgjedhur se ka qenë fans i Mirela Kumbaros në Facebook. Ai muze është me interes për të huajt, por në jetën kulturore nuk ka fare ndikim.