Kadare në garë për “BOOKER 2024/ Libri “Kur Sunduesit Grinden” përfshihet në listën e 13 pretendentëve
Ismail Kadare është moninuar për “Booker International Prize 2024”, çmim që e ka fituar në edicionin e parë në vitin 2005 dhe ka qenë pretendent në vitin 2017.
Kolosi i letrave shqipe është përfshirë në listën e gjatë prej 13 autorësh për vlerësimin prestigjioz për librin “Kur sunduesit grinden” përkthyer nga John Hodgson
Andrei Kurkov dhe Domenico Starnone bien në sy krahas Kadare.
Nëntë autorë dhe nëntë përkthyes paraqiten për herë të parë.
Një e katërta e listës është shkruar nga autorë të Amerikës së Jugut, me libra që përfaqësojnë Brazilin, Argjentinën, Perunë dhe Venezuelën.
Përzgjedhja e gjyqtarëve përmban "libra që flasin për guximin dhe mirësinë, për rëndësinë jetike të komunitetit dhe për efektet e qëndrimit kundër tiranisë", sipas organizatorëve të Çmimit Ndërkombëtar
Gjashtë librat e përzgjedhur për çmimin e këtij viti do të shpallen të martën, më 9 prill.
Fituesi do të shpallet të martën, më 21 maj.
“Kur sunduesit grinden” është një vepër e vitit 2008 të Kadare, ku rrëfen fatin e qindra autorëve që shkruanin në kohën e diktaturës.
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, mes Stalinit dhe Pasternaku i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.
“Kur sunduesit grinden” ishte në listën e librave më të mirë të vitit 2023 sipas “Wall Street Journal”.


