GJKKO refuzon të lirojë nga qelia Bledar Berberin dhe Ligor Romançkën. SPAK i akuzon për 3 vrasje

GJKKO refuzon të lirojë nga qelia Bledar Berberin dhe Ligor
Ligor Romançka dhe Bledar Berberi

Bledar Berberi dhe Ligor Romançka, dy të arrestuar si të dyshuar në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë, Albi Bashaliut në Peqin dhe Çajup Selimit në Tepelenë, do vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ky ka qenë vendimi i një dite më parë i dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e dy personave të arrestuar, të cilët pretendonin për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kërkesa e tyre është trajtuar nga gjyqtari Erion Bani, i cili pasi dëgjoi avokatët mbrojtës dhe prokurorin e çështjes, vendosi të rrëzojë kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë për Berberin dhe Ligor Romançkën.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Marjus alias Artan Tafani, Bledar Berberi, ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Albi Bashaliut në Peqin.

Ndërsa Ligor Romançka, që në Korçë njihet me nofkën “Golja”, ka marrë pjesë në vrasjen e Xhaferaj dhe Çejup Selimit në Tepelenë.

Në të dyja rastet “Golja” i Korçës, ka vepruar në bashkëpunim dhe sinkronizim me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedini, Lulzim Spahinë alias Arapi, Bujar Abedinin nga Tepelena, Mariglen Topuzin nga Pogradeci, Bledar Berberin vëllain e “Koros” dhe Idriz Manej.

Kurse Bledar Berberi, është vëllai i Meardi Berberit i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.

Berberi mban lidhje të forta me Laert Haxhiun, Ilir Berberin alias “Lili i Rrushkës” aktualisht në burg dhe djalin e këtij të fundit Firdeus Berberi i arrestuar në Greqi pasi u shpall në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

GJKKO refuzon të lirojë nga qelia Bledar Berberin dhe Ligor
Ligor Romançka dhe Bledar Berberi