Lita: SPAK duhej ta hetonte më përpara dosjen e ''21 janarit''

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se se SPAK duhej ta hetonte më përpara dosjen e 21 janarit.

Lita: Unë mendoj se në planin si gazetar dhe qytetar është mirë që SPAK ta hetonte edhe më përpara këtë dosje (21 janari).

Sepse SPAK e ka pasur këtë dosje por ja ka pas dërguar prokurorisë së Tiranës.

Mendoj se tani duhet të ketë hetime të gjithëanshme.

Mendoj se SPAK ka mundësi të hetojë në tërësi këtë cështje.

Është hetuar vetëm pjesa fundore e saj.

Organizimi i protestës ishte i dhunshëm.