Softa: Duhet të marrë fund favorizmi i të fortëve, të korruptuarve apo atyre që janë më afër politikës

Moderatoja e emisionit  Epiqendër Sonila Musai e ka pyetur ekspertin e sigurisë Fatjon Softa se si mund të përmirësohet bashkëpunimi midis policisë dhe institucioneve të tjera për të zbuluar dhe ndaluar aktivitetet kriminale.

Në përgjigjen e tij Softa u shpreh se që kjo gjë të funksionojë duhet të funksionojë shteti i së drejtës ku të mos favorizohet i forti i korruptuari apo dhe ato që janë më afër politikës.