Reshjet e shiut, ARRSH: Rënie gurësh në disa akse rrugore, qarkullim pa probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2024, 11:49
Vendi u përfshi nga reshje shiu të dendura edhe gjatë orëve të natës të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset Bogë -Theth -Hani i Hotit – Tamarë, Ura e Zapotit- Shishtavec, Dushaj – Sheshi i Trageteve -Lekbibaj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vijon punën pa ndërprerje për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.
Sipas ARRSH-së, në aksin Bogë – Qafë Thore ku ka pasur prezencë të rreshjeve te dëbores, mjetet borëpastruese vijojnë punën për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa probleme.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thotë ARRSH.
