Vrasja e Grei Bihucit, Fieri në zi/ Familja hap dyert e mortit, stafi i pastiçerisë homazhe mes lotësh: Ishte në momentin e në vendin e gabuar

Pjesëtarët e stafit të 19-vjeçarit Grei Bihuci i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muça, janë ndalur ditën e sotme pranë vendit ku Grei mbeti i plagosur duke vendosur buqeta me lule, e duke ndezur qirinj prane fotografisë së tij, për ta përcjellë më pas për në banesën e fundit.

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 19-vjeçari ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë bjë boshllëk të madh e të pazëvëndësueshëm.

Sot familja e 19-vjeçarit ka hapur dyert e mortit ndërsa dhimbja që vdekja e tij la pas ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin fierak.

Vrasja e Grei Bihucit, Fieri në zi/ Familja hap dyert e mortit, stafi i