Filmi "Më fal" i dedikuar dhunës ndaj grave, Dj Miss Rosse: I dedikohet vetes...

“Më fal”, filmi me metrazh të shkurtër por me mesazh të fortë kundër dhunës ndaj gruas

“Më fal”, titullohet filmi me metrazh të shkurtër që bëri bashkë artistët me mesazhin e vetëm që një grua mund t'ia dalë.
18-vjeçarja Juarda Allko nga Cërriku ka zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të japë një mesazh të qartë për vajzat që të mos lejojnë të jenë pre e dhunës apo bullizmit.

Iniciativës së saj i janë bashkuar edhe njerëz të njohur të artit siç është miss Rose.
Mesazhet që tashmë vijnë jo vetëm nga gratë por edhe nga të rinjtë me artin e tyre për aktivisten Afroviti Gusho janë motivim për të gjitha femrat
Filmi “Më fal” me mesazhin e vetëm që një grua mund t'ia dalë do të vijojë rrugëtimin më disa qytete të vendit.

Për të mësuar më shumë mbi këtë të ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishin protagonistët e këtij filmi Dj Miss Rosse dhe Guido Dervishllari të cilët dhe zbërthyen mesazhin e koduar “Më Fal”.

"Ky projekt ka qenë që në start i menduar për figurën e femrës dhe më fal së pari duhet ti themi vetes, që ka momente që ne dobësohemi nga dhuna psikologjike, fizike apo çfarëdolloj forme të saj. Më fal duhet ti kërkojmë sërish vetes në mëyrë që ta shikojmë gabimin, te keqen ndodhin, që na ka ndryshuar ose që na ka bërë një dëm dhe të gjejmë forcën për tu ringritur. Pra "Më fal" i dedikohet vetes", tha Dj Miss Rosse.