Rikthehet Champions-i/ Barcelona dhe Napoli për një vend në çerekfinale, Arsenali duhet të përmbysë Porton

Sot do të luhen dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve. Barcelona do të presë në orën 21:00 Napolin në “Camp Nou” ku gjithccka është e hapur dhe skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër. 

Arsenali duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 me Porton sot në “Emirates” për të prerë një biletë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Në prezencën e tyre të parë në Champions për 7 vite, “topçinjtë” janë eliminuar gjithnjë në këtë fazë që prej sezoneve 2010-11 dhe 2016- 17, me daljen e tyre të fundit nga kompeticioni pikërisht ndaj Portos në 2009-10.

Statistikat Barcelona - Napoli

Barcelona nuk ka humbur kurrë kundër Napolit në 5 precedentët e përballjes së tyre në kupat e Europës. Bilanci është në favor të spanjollëve me 2 fitore dhe 3 barazime.

Rikthehet Champions-i/ Barcelona dhe Napoli për një vend në

– Në 5 precedentët mes tyre, qoftë Barcelona ashtu sikurse Napoli kanë gjetur gjithmonë rrugën e rrjetës. Tre ndeshjet e mbyllura në barazim kanë përfunduar gjithmonë në shifrat 1-1, ndërsa fitoret e Barçës kanë pasur shifrat 4-2 dhe 3-1.

– Sa herë që Barcelona ka mbetur e pamposhtur në ndeshjen e vajtjes, në një tur me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve , ka arritur të kualifikohet në 20 nga 21 rastet. I vetmi përjashtim është ai ndaj një skuadre italiane, Juventusit, i cili i mundi 2-1 në shtesë në “Kamp Nou”, në sezonin 2002-2003.

– Në 11 rastet në të cilat Napoli ka barazuar ndeshjen e vajtjes, në një sfidë me eliminim direkt, në një kompeticion europian, më pas është eliminua gjithmonë. Rasti më i freskët është i edicionit 2019-2020 në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Barcelonës, 1-1 në Napoli dhe më pas sukses katalanas 3-1 në stadiumin “Kamp Nou”.

– Falë golit të shënuar në ndeshjen e vajtjes, Viktor Osimhen është ngjitur në kuotën e 9 golave në Ligën e Kampioneve, një rekord absolut për një futbollist nigerian në këtë kompeticion, së bashku me Obafemi Martins. Gjithsesi, duke parë sesa shumë vite karrierë ka përpara, bomberi i Napolit pa dyshim që do e thyejë lehtësisht këtë rekord të ish-sulmuesi të Interit.

– Robert Levandovski ka qenë i përfshirë në 18 gola (12 realizime dhe 6 asiste) në 12 ndeshjet e fundit të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Për më shumë, në 10 ndeshjet e tij të fundit kundër skuadrave italiane, Leva ka goditur në 11 raste (gola) dhe ka ofruar edhe 4 asiste.