Rama uron besimtarët myslimanë: Ramazan të paqtë e bujar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2024, 19:57
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet: “Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë.
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime.
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve.
Ramazan të paqtë e bujar!”
