Nisin bisedimet e “paqes” PD-PS? Bardhi pritet të takohet me Çucin dhe Nikollën

Burime nga PS bëjnë me dije se Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi pritet që të takohen me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i përket mbledhjes së Konferencës se Kryetarëve.

Aty do të përcaktohet dhe kalendari i punimeve ku përfshihen dhe nismat e opozitës.

Teksa është vendosur se në orën 13:30 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe të Rithemelimit kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe mazhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.