Atletico Madrid me mendjen te Interi, mposhtet lehtësisht nga Cadiz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 18:38
Atletico Madrid komplikon objektivin në kampionat.
“Los Colchoneros” janë mposhtur me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj modestëve të Cadiz, duke i dhënë mundësinë Athletic Bilbaos që të afrohet edhe më shumë.
Trajneri Simeone alternoi thuajse të gjithë titullarët, që duket se ishin me mendjen te sfida e të mërkurës së ardhshme ndaj Interit në Champions League.
Përfiton maksimalisht Cadiz, që shënoi dy herë me anë të Juanmi, duke marrë një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm, që I ndez shpresat për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
