Conference League/ Zhegrova gol dhe fitore me Lille, Ajax dhe Aston Villa ndahen në paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 22:24
Janë luajtur ndeshjet e parë të 1/8 të Conference League të orës 18:45.
Lille ka triumfuar në transfertë ndaj Sturm Graz me rezultatin 0-3.
Edon Zhegrova ishte pjesë e këtij rezultati, pasi talenti kosovar shënoi një perlë të jashtëzakonshme me fanellën e skuadrës franceze.
Ajax dhe Aston Villa nuk kanë shkuar më tej se barazimi 0-0, ndërsa Olympiacos është shtangur në shtëpi me shifrat 1-4 nga Maccabi Tel Aviv.
