Trajneri i Egnatias, Tetova surprizohet nga lojtarët e tij

Kapiteni i Egnatias Renato Malota ,mesfushori Albano Aleksi si dhe portieri Alen Sherri urojnë për 7 marsin Tetoven.

Malota: Së pari do doja të thoja që jemi me fat që kemi një trajner kaq të aftë ne ekip. Së dyti do vecoja anën e tij njerëzore, uroj që të gjithë bashkë  të konkretizojmë këtë vit me trofeun kjampion.

Aleksi: Tetova na ndihmon në cdo aspekt sidomos në aspektin psikologjik,është një trajner që të flet si një prind dhe shpresojmë që të gjithë së bashku të shkojmë sa më lart.

Sherri: Tetovën dua ta falenderoj sepse ka qënë një nga personat që ka këmbëngulur më shumë që unë  të jem pjësë e ekipit.

Është risi të punosh me një trajner që të risjell gjithmonë ide të reja në kampionatin shqiptarë dhe kjo na ka ndihmu të gjithëve si ekip në aspektin personal dhe kolektiv.

I uroj shumë suksese sepse e prêt një karrierë e gjatë jo vetëm në Shqipëri poir edhe jashtë. E uroj gëzuar 7 Marsin.