Komisioni i Reformës Zgjedhore nis punën për draftin final, javën e ardhshme në Tiranë ekspertë të OSBE-ODIHR
Komisioni i Posaçëm të Reformës Zgjedhore u mblodh këtë të enjte për të diskutuar hapat e mëtejshëm që do të ndiqen në hartimin e drafligjit të ndryshimeve në kodin elektoral.
Në kuadër të punës për draftimin e kodit të ri elektoral, javën e ardhshme do të mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE-ODIHR, të cilët do të punojnë bashkë me Komisionin për produktin final.
Gjatë punimeve të zhvilluar sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Partisë Demokratike, ritheksoi qëndrimet e selisë blu, për lejimin e votës së diasporës, Shqipërisë një zonë elektorale, votimi e numërimi elektronik dhe listat e hapura.
Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste tha se edhe PS do të shtrojë në tryezë përmes ekspertëve të saj propozimet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
