PAMJET/ Nikolla takon Macron në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare në Paris
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet.
Nikolla u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ditën e dytë Samiti nisi me një takim të bukur dhe mbresëlënës me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm”, theksoi Nikolla.
Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror.

