Lindita Nikolla uron mësuesit për 7 Mars: Arsimi, kusht themelor i progresit të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 08:35
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot mësuesit për festën e 7-Marsit. Ajo ka shkruar se talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen.
Sipas kryeparlamentares, progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit.
“Me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit, mirënjohje dhe urimet e mia të përzemërta për koleget dhe kolegët mësuese e mësues. Për dashurinë, dijet dhe vlerat që u japin vajzave dhe djemve të Shqipërisë.
Talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen. Sepse progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit”, ka uruar Nikolla.

