Rasti Beleri, Hasimja: Kërkesa e Greqisë, për të ndikuar mbi drejtësinë shqiptare

Politologu, Ermal Hasimja në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kërkesa e Greqisë për rastin e Belerit është një kërkesë për të ndikuar mbi drejtësinë shqiptare.

Hasimja: Është e drejta e tyre që të mbrojnë pozicionet e veta.

Natyrisht që është shumë e parehatshme për ta kërkesa në një farë mënyre që i kanë bërë qeverisë shqiptare sepse në fund është një kërkesë që nuk e thu dot emrin e vet.

Është një kërkesë për të ndryshuar ose për të ndikuar mbi drejtësinë shqiptare.

Kjo është edhe akuza që i bëhet qeverisë shqiptare, që ka ndikuar mbi drejtësinë në rastin e Belerit.

Pra nga njëra anë akuzohet se ka ndikuar, nga ana tjetër kërkohet që të ndikojë për të kundërtën.

Nuk është një situatë e rehatshme për qeverinë greke.

Përtej cështjes Beleri, mendoj që pala greke po përpiqet në një farë mënyre që të sigurojë një farë pozicioni negociues më të rehatshëm në raport me kërkesat e tjera që mund të ketë më Shqipërinë në të ardhmen.