Opozita i fryn bilbilave, mazhoranca kalon ligjet pa u shqetësuar
Parlamenti i Shqipërisë u mblodh këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje. Ashtu si në seancat e mëparshme edhe sot, Opozita u ngrit në këmbë duke i fryrë bilbilave para foltores së Kuvendit, ndërsa mazhoranca e drejtuar nga Ermonela Felaj kaloi projektligjet pa u shqetësuar.
Seanca plenare nisi në ora 10:10, ndërsa në rend të ditës ishin 7 pika: projektligji për “Burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës ishte edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.
Ndërkaq nga ana e opozitës, deputetët e saj vijuan me po të njëjtin skenar, ai të tentativës së bllokimit të punimeve të seancës, ndërsa tre deputetë u përjashtuan dje.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë.

