Balla: 30 shtetas janë vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot në një reagim se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë para drejtësisë 30 shtetas.

Balla theksoi se, Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 30 shtetas.

Balla nënvizoi se këta shtetas janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shpërndarje droge në afërsi të shkollave, lojëra fati dhe për dhunë në familje.