Ministri i Financave, Mete del nga SPAK. Ja për çfarë dyshohet se u mor në pyetje

Ministri i Financave Ervin Mete ka dalë pak momente më parë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas raportimeve Mete ndodhej në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Raportohet se marrja e tij në pyetje ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.