Zjarr në një banesë në Orikum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 23:20
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Në zonë ka shkuar edhe policia.
