Gajda: Institucionet publike nuk respektojnë ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 17:59
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai në Ora News, Robert Gajda, Komisioner për mbrojtjen nga diskriminimi deklaroi se nga monitorimi që kanë kryer në institucionet publike rezulton se nuk rrespektohet ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.
Në fjalën e tij Gajda u shpreh se ligji parashikon që çdo institucion duhet të punësojë 1 punonjës në çdo 25 punonjës që është me aftësi të kufizuar.
