VIDEO/ Emocionuese, ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 14:52
Sot po shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Në kuadër të shënimit 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim rasti.
Osmani po ashtu ka publikuar një video në Facebook, ku ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit Adem Jashari.
