''Lufta'' e investitorëve strategjikë/ Shtyhet afati, Tabaku: Klientelizëm, bëhet për 14 kërkesa
Me argumentin se ende nuk është bërë gati ndryshimi i plotë i ligjit, socialistët shtynë deri në dhjetor afatin për investimet strategjike.
Jorida Tabaku dhe dashamir shehi akuzuan se gjithçka bëhet për të favorizuar miq të qeverisë.
Madje ata theksuan se po jepen toka në bregdet, por nuk po thithen investitorë të huaj dhe në industri
Ligji për investimet strategjike është lënë sërish në fuqi, duke u shtyrë deri në fund të vitit
‘’Vetëm shtyrjen jo sipas propozimit tim 2027 por deri në fund të 2024 me kusht që brenda këtyre muajve të vijë edhe ligji I ri integral ose jo’’, tha Shalsi.
Në komisionin e ekonomisë jorida tabaku akuzoi se gjithçka bëhet për klientelizëm, pasi sipas saj prej 10 vitesh është deklaruar se ligji do të ndryshojë tërësisht
‘’Në 2014 kur ky ligj u prezantua u tha se ky ligj po hatrohej një ligj integral për investime’’, tha Tabaku.
Pa përmendur emra, qëllimi sipas saj është favorizimi i 15 aplikimeve
‘’Nuk është arsye e mjaftueshme se paska 15 projekte për tu dhënë’’, tha Tabaku.
Debateve iu bashkua edhe Dashamir Shehi.
‘’Unë kam menduar që investimet staretegjike bën një dicka të madhe’’, tha Shehi.
Nuk munguan as replikat mbi detyrimin për diskutimet online.
Pavarësisht debateve socialistët e votuan me vetëm nëj abstenim propozimin për shtyrjen e afatit për investimet strategjike.
