Portalet e shpallin të vdekur, reagon deputetja e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2024, 18:41
Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Adriana Matoshi e njohur jo vetëm për betejën e saj me kancerin por edhe për deklaratat, kësaj here është rikthyer në vëmendje pasi një portal e ka shpallur atë të vdekur. Vetë deputetja ka reaguar përmes “InstaStory”.
“E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, s’arrihet të identifikohet”, thuhet në shkrim ku në fotografi është deputetja Matoshi. “A keni naj koment për portalet tona”, ka qenë reagimi i Matoshit ndaj këtij “lajmi” që ka qarkulluar “online”.