Mustafa: Serbia e Rusia me qendër spiunazhi në Nish, duan destabilizimin e Kosovës dhe rajonit

Në një lidhje Skype Ragmi Mustafa kreu i PDSH-së në Luginën e Preshevës u shpreh se përpjekjet e para për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit ishin nisur me intensitetit më të lartë në Banjskë në 24 shtator në veri.

Ai shtoi se Serbia dhe aleati i saj Rusia nuk janë duke qëndruar duarkryq, sidomos duke pasur parasysh qendrën humanitare të vendosur në Nish që është një qendër spiunimi ruse.

Mustafa: Është shumë e natyrshme që përpjekjet e para për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit ishin nisur me intensitetit më të lartë në Banjskë në 24 shtator në veri. Në këtë sens Serbia dhe aleati i saj Rusia nuk janë duke qëndruar duarkryq, sidomos duke pasur parasysh qendrën humanitare të vendosur në Nish që është një qendër spiunimi ruse.

Do të përpiqen që me metoda të ndryshme të ndërhyjnë dhe të destabilizojnë situatën, por autoritetet e Kosovës janë në dijeni të kësaj qendre spiunazhe dhe do të mbizotërojë vetëdija për këtë situatë.