Gonzato: Lufta kundër korrupsionit, thelbi i forcimit të shtetit ligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2024, 18:08
Përfaqësues të agjencive kundër korrupsionit nga Ballkani Perëndimor u takuan në Tiranë për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh sot se, rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit janë vendimtare për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.
“Korrupsioni gërryen besimin e publikut tek institucionet dhe dëmton bizneset e ndershme. Lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet është thelbi i forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri”, nënvizoi Gonzato.
“BE-ja është e gatshme të vazhdojë të mbështesë përpjekjet kundër korrupsionit”, shtoi ambasadori i BE-së.