VIDEO/ Mbylli sfidën 1 sekondë para se Reali të shënonte, plasin polemikat në Spanjë, shikoni si gjyqtari i mohoi fitoren madrilenëve

Polemika të shumta kanë shpërthyer në Spanjë pas duelit mes Valencias dhe Realit që u mbyll me shifrat 2-2.

Gjyqtari Gil Manzano kishte dhënë shtatë minuta shtesë. 

Zhvillohej minuta e 99-të, kur Brahim Diaz harkoi në zonë, duke gjetur Jude Bellinghamin që shënoi gol. 

Por sa ishte shkëputur topi nga këmba e Diaz, gjyqtari Manzano njoftoi mbylljen e ndeshjes, gjë që shkaktoi shumë protesta, ndërkohë që topi shkoi në rrjetë. 

Jude Bellingham mori karton të kuq pas ankesave të shumta drejt Manzanos me anglezin që ishte qartësisht i tërbuar për vendimin e tij, duke mos ia quajtur golin. 

Një moment ky qështë është duke bërë xhiron e rrjetit.