Zëvendësimet e shpeshta, Luis Enrique ballafaqohet me Mbappe
Luis Enrique uli sërish në stol Kylian Mbappenë, duke e lënë në fushë vetëm 45 minutat e para në ndeshjen ndaj Monaco, e dyta sfidë radhazi që ylli francez nuk e përfundon dot, që kur njoftoi zyrtarisht largimin në fund të sezonit.
Media franceze raporton se mëngjesin e të shtunës Luis Enrique dhe Mbappe kanë pasur një takim sqarues, pasi sulmuesi duket i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet nga trajneri spanjoll.
Megjithatë ky i fundit ia ka bërë të qartë Mbappesë se nuk ka asgjë personale dhe se çdo vendim merret për të mirën e skuadrës, teksa duket se i ka premtuar edhe aktivizimin si titullar në Champions ndaj Real Sociedad.
Të paktën përkohësisht paqja mes të dyve duket se është vendosur, megjithatë mbetet të shihet si do të vazhdojë bashkëpunimi më tej, duke qenë se Luis Enrique duket i vendosur të mësojë skuadrën të luajë pa Mbappe në fushë.
