Josa largohet nga Laçi, një shkodran pritet ta zëvendësojë në stolin e kurbinasve

Gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat duket se kanë sjellë largimin e Mirel Josës nga pankina e Laçit.

Ka qenë vetë trajneri, i cili i kontaktuar nga ''Panorama Sport'' ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajneri i kurbinasve.

Disfata e fundit me Skënderbeun dhe pozicioni i kurbinasve në tabelën e renditjes duket se janë arsyet e këtij vendimi, teksa menjëherë po flitet për një emër të ri.

Bëhet fjalë për Armando Cungun, i cili e ka drejtuar dhe më parë Laçin  në vitet 2014-2015 dhe 2019-2020.

Ish-futbollisti shkodran është kandidati numër një për të marrë drejtimin e kurbinasve, në rast se Josa do t’i japë lamtumirën Laçit.