VIDEO/ Gol spektakolar, Arlind Ajeti dhuron “show” në Rumani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 21:08
Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, nxori nga repertori i tij një gol spektakolar, në duelin ndaj Farul Konstantas të legjendës rumune George Haxhi.
Ishte minuta e 82-të, ku pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Ajeti, që me një koordinim perfekt, me një gjuajtje në stil “volej” e dërgoi topin në trekëndësh, duke shtangur të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm.
Një realizim fantastik ky nga ana e shqiptarit, që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së tij Kluzh, në duelin ndaj Farul Konstantas që përfundoi me shifrat 1-1.
Për Ajetin ky ishte goli i tretë në 20 ndeshje me fanellën e rumunëve të Kluzh, që drejtohen nga Adrian Mutu.
Goli:
https://streamin.one/v/64ecc1b9
