Shpërthimi në Lushnje, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së dhe të plagosurve të tjerë

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela.

Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.

Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë.

Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha.

Në spitalin e Lushnjes aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar.

Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.