Aksident i dyfishtë në Elbasan, një i plagosur përfundon në spital dhe i nënshtrohet operacionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 17:27
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në qendër të qytetit.
Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.
I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.
