Shpërthimi në Lushnje, Hoxha: Nëse kishte kontakt me rrymën elektrike, e lehtë për t'u deshifruar

Eksperti mjeko-ligjor, Sabri Hoxha në një intervistë në Ora News foli për shpërthimin në Lushnje ku humbën jetën dy persona. Hoxha u shpreh se nëse kontakti ka ndodhur nga rryma elektrike kjo është shumë e lehtë për tu evidentuar.

Hoxha: Në aspektin hetimor varet nga lënda dmth se cfarë ka plasur.

Oksigjeni normalisht kërkon kushte të përshtatshme për tu mbajtur.

Oksigjeni është ndihmës i djegies.

Nëse bëhet fjalë për kontaktin me rrymën elektrike, kjo është dicka shumë e thjeshtë nga mjekët ekspertë për ta evidentuar.

Nëse kontakti ka ndodhur nga rryma elektrike kjo është shumë e lehtë për tu deshifruar sepse janë elekto shenjat në trupin e viktimave.