Rienergjizimi i PS-së, Rama në Elbasan: Synim një fitore shembullore në zgjedhjet e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 19:42
Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me anëtarët e organizatave të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë.
Në fokus të këtyre takimeve do të jetë rienergjizimi i Partisë Socialiste.
“Mbledhje e dy organizatave të Partisë Socialiste të bashkisë Elbasan, njëra urbane e tjetra rurale, në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, në kuadrin e procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste në shkallë kombëtare, i cili vazhdon me synimin e një fitoreje shembullore në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë tha se në zgjedhjet parlamentare të 2025, PS duhet të ketë një fitore edhe më të thellë.
