Marrëveshje ekonomike Shqipëri-Arabi Saudite me qëllim zgjerimin e investimeve

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan këtë të premte një marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike, me qëllim zgjerimin e investimeve.

Ambasadori Fasial Ghazi Ismail Hifzi theksoi se turizmi dhe agro-kultura janë dy sektorët kryesorë që vendi i tij sheh më me interes.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe pohoi se dhe edhe teknologjia është një fushë premtuese.

Kryetari i Federatës së Dhomave Saudite të Tregtisë, Hassan Al- Huwaizi përshëndeti marrëveshjen duke u shprehur se Arabia Saudite e përdor Shqipërinë si standard krahasues në fushën e turizmit.

Kjo është marrëveshja e tretë ekonomike mes dy vendeve, pas asaj të bashkëpunimit në vitin 2004 dhe marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë në vitin 2019