40 familje jetojnë në godinën që ka shërbyer si konvikt, objekti në rrënim e sipër
Rreth 40 familje jetojnë në godinën që ka shërbyer si konvikt në vitet ’60 në Prrenjas, ku çdo ditë e më shumë rrezikojnë qe banesa t’i zërë posht, pasi objekti është në rrënim e sipër dhe kërkon mermëtim të thellë për të qenë i sigurt.
Kati i tretë i këtij pallati është drejt shembjes. Për shkak se ende nuk është bërë privatizimi i pronës, banorët nuk I kanë banesat në emer të tyre. Ata kanë kërkuar nga Bashkia Prrenjas restaurimin e pallatit, por ajo ende nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete.
Vladimir Diko një ish-mësues i cili banon në këtë pallat ka qenë kujdestari i fundit i konviktit, i cili sot është drejt shkatërrimit total. Ai tregon për “Fax News” rëndësinë që ka pasur ky konvikt.
Bashkia Prrenjas e kontaktuar nga “Fax News” shprehet jashtë kamerës se ish-konvikti i shkollës është në një proces gjyqsor mes pronarve dhe e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për restaurimin e saj.

