LUFTA NË SHIFRA/ Agresioni rus nuk i ndali shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Agresioni rus në Ukrainë nuk i ndali shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, ato kanë mbetur pothuajse në të njëjtat nivele si para luftës.
Në 2022-n kur edhe u shënua nisja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë 4 miliardë lekë mallra të importuara nga Ukraina. Afro 1 më tepër krahasuar me vitin 2021, por thuajse në të njëjtat shifra me 2020-n.
Ndërkohë me trend rritës janë mallrat shqiptare të eksportuara drejt Ukrainës. 867 milionë lekë shënonin eksportet në vitin 2022, ndërsa në vitin që lame pas kjo shifër arriti në 1 miliardë lekë.
Lufta në Ukrainë, teksa në pamjen e shifrave nuk ka reflektuar në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, e njëjta panoramë duket se është edhe në lëvizjet qytetarëve.
Në vitin 2021 në Shqipëri kanë mbërritur 110 mijë ukrainas, kryesisht si turistë në vendin tonë. Shifër kjo që u ul ndjeshëm në 2022-in, kur edhe nisi lufta.
Rreth 38 mijë ishte numri i ukrainasve që mbërritën në Shqipëri, shumica e të cilëve jo për pushime, por për një strehë më të sigurtë.
Ndërsa përgjatë vitit 2023 ka pasur një dyfishim të shtetasve ukrainas që hynë në Shqipëri, si për t’i shpëtuar luftës, por edhe për turizëm.


