Fredi Beleri mobilizon Opozitën. Tryezë mes politikës avokatëve të kryebashkiakut dhe avokatëve austriakë e grekë

Do të mbahet një Konferencë e përbashkët për shtyp për çështjen Beleri i përfaqësuesve të Opozitës së Bashkuar si edhe përfaqësuesve ligjorë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg që prej muajit maj të vitit të kaluar, nën akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Në konferencë do të ndërhyjnë gjithashtu Kreu i Lidhjes së Avokatëve të Austrisë dhe përfaqësues-kryetarë të Asamblesë së Kryetarëve të Unionit të Avokatëve të Greqisë.