Gazetari në protestë, Kariqi apel kolegëve: Kjo qeveri jua ka mbyllur gojën, por duhet të flasim për të keqen që ka pushtuar këtë vend. Të rinjtë të mos heshtin për skamjen

Prej më shumë se një muaji, mbështetësit e Berishës kanë dalë të protestojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Gazetari Arnold Kariqi i pranishëm ditën e sotme në tubim u shpreh se fatkeqësisht jetojmë në një Shqipëri ku askush nga ne nuk e ka të drejtën të shprehë atë që mendon për të mirën dhe të keqen.

Kariqi sakaq na kujtoi edhe një herë kohën kur Berisha ishte në krye të vendin, kishim 4-fish pensione e rroga më shumë se sot, me një rini që shkollohej dhe nuk endej rrugëve të Europës duke u larguar nga Shqipëria, të cilën tashmë e ka zaptuar varfëria.

“Unë kam ardhur sot këtu jo vetëm si një qytetar, por edhe si një gazetar ku të vetmen rrugë dhe rrugicë që gjej për të thënë fjalën e lirë për t’u shprehur dhe për të thënë atë që unë mendoj, ja keni dhënë ju, Zoti Berisha.

Ja keni dhënë ju të drejtën që çdo kush që ngrihet në këtë podium të thotë fjalën e vërtetë ti thotë të bardhës të bardhë, e të zezës të zezë.

Kam një thirrje për kolegët e mi gazetarë, të cilët ndryshe flasin në kafene e ndryshe në media, sepse kjo qeveri jua ka mbyllur gojën dhe nuk jua ka dhënë të drejtën të mendojnë sepse në këtë Shqipëri jetojmë, ku askush nga ne nuk e ka të drejtën të shprehë atë që mendon për të mirën dhe të keqen.

Kam ardhur këtu për të folur për bashkëmoshatët e mi, për të rinjtë që të mos heshtin për skamjen që i ka ndodhur këtij vendi.

Dua të flas për atë pjesën e njerëzve që mbase nuk besojnë të altenativa jonë apo te ndryshimi që mund të sjellë Partia Demokratike, për atë pjesën them se PD ka bërë shumë për vendin, sepse kur Berisha erdhi në krye Shqipëria ishte ende në kohën e qirinjve.

Ne kemi një problem shumë të madh, sepse harrojmë të shkuarën dhe të kaluarën dhe të këqijat që kemi hequr nga regjimi, e jo të mirat që morëm në kohën e demokracisë.

Në kohën që pati investime, 4-fish rroga dhe pensione, pati njerëz pati rini dhe shpresë, e jo si sot që ka pasiguri e skamje, të gjithë të zezat që mund t’i ndodhin një vendi”, deklaroi gazetari Arnold Kariqi.