Nga sheshbeteja në Ukrainë në tokën shqiptare, Zelenski mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka lënë vendin e tij, i cili prej më shumë se dy vitesh është nën një agresion të paprecentë nga Rusia, dhe ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte për herë të parë në tokën shqiptare.

Mbërritja në Rinas

Në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, Zelenski dhe delegacioni që e shoqëron është pritur sipas protokollit zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, për t;iu drejtuar kryeqytetit ku dhe do të akomodohen. Zelenski do t’i bashkohet Samitit të BE-së që do të mbahet në datat 28 dhe 29 shkurt në Tiranë për Ukrainën.

AGJENDA

Nga sheshbeteja në Ukrainë në tokën shqiptare, Zelenski

Presidentit ukrainas, ditën e mërkurë në orën 09:00 do të pritet në Kryeminsitri nga shefi i Ekzekutivit Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.

Më pas në orën 11:00 Presidenti Zelensky, do të jetë i pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ku do të marrë pjesë në sesionin me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë të pranishëm liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.

Sesioni do të diskutojë dy tema, ku tema e parë është  “Ukraina” dhe pjesa e dytë do të jetë “Paketa Financiare e BE për Ballkanin Perëndimor”.

Nga sheshbeteja në Ukrainë në tokën shqiptare, Zelenski

Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky si dhe Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Këtu mbyllet dita e parë e Samitit.

Ndërkohë në ditën e dytë të Samitit në 29 shkurt do të vazhdojnë diskutimet mes liderve të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit.

Nga sheshbeteja në Ukrainë në tokën shqiptare, Zelenski