Grabitje në Korçë, dy persona të maskuar vjedhin nën kërcënimin e armës një dyqan

Vjedhje me armë në Moravë të Korçës.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 20 mijë lekë të reja dhe disa paketa cigare.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak momente më parë.

Nuk raportohet për persona të lënduar pasi shitësi iu ka dhënë çfarë kanë kërkuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.