Karnavalet në Shkodër, qyteti ndizet nga atmosfera festive

Fëmijë e të rritur janë bërë pjesë në organizimin e karnavale duke shijuar performancat, por edhe duke u bërë pjesëmarrës në to

Nuk munguan as politikanët që u zhvendosën aty.

''Fantastike, një atmosferë shumë e bukur'', tha Spiropali. 

Për 3 ditë me radhë, Bashkia Shkodër organizon aktivitetin e karnavaleve në rrugët e qytetit.

Për mbarëvajtjen janë marrë masa shtesë për sigurinë duke vendosur dhe një sistem kamerash

''Kemi mbeshtejten edhe te forcave kombetare te Sigurise'', tha Kalo.

Dita e parë e karnavaleve u përmbyll me një shfaqje dritash në fasadën para Bashkisë Shkodë

Aktiviteti “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval 2024” do të vijojë edhe të shtunë dhe të dielën, ku gjithccka do të përmbyllet me djegien e dordolecit