Komiteti Amerikan i Helsinkit: Do të ndjekim penalisht krimet e luftës në Ukrainë
Në një takim të Komitetit Amerikan të Helsinkit në një vend historik në qytetin gjerman të Nurembergut, anëtarët e Kongresit të SHBA nga të dyja palët shprehën vendosmërinë e tyre për të ndjekur penalisht krimet e luftës në Ukrainë.
‘’Autoritetet përkatëse në Rusi duhet të mbajnë përgjegjësi’’, tha në Nuremberg kryetari i komisionit, deputeti republikan Joe Wilson.
Situata në Ukrainë është e dokumentuar mirë nga regjistrime të shumta video, për shembull në mediat sociale, tha Wilson.
“Kjo mund të jetë vendimtare për t’i mbajtur autoritetet ruse përgjegjëse,” shtoi ai.
Të paktën 20 000 fëmijë ukrainas u ndanë me forcë nga prindërit e tyre dhe u dërguan në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia, tha Wilson.
Ai krahasoi krimet e luftës të Rusisë me ato të kryera nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Seanca, e cila përfshinte një përshëndetje nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u zhvillua në sallën e gjyqit 600 të Pallatit të Drejtësisë në Nuremberg.

